9 vite më e madhe se futbollisti, kush është e dashura e përfolur e Kylian Mbappe

3 months ago 41

Futbollisti i famshëm, Kylian Mbappe, mesa duket e ka gjetur personin e zemrës.

Burime të shumta thonë për “Page Six” se futbollisti i Real Madridit është bashkë me modelen e njohur, Dani Grace Almeida, dhe së fundmi ata janë parë të përqafuar në Miami.

Mbappe realizoi ëndrrën e tij për të luajtur për ‘Los Blancos’ duke nënshkruar një kontratë në qershor, dhe tani duket se kjo periudhë me fat në jetën e tij mund të ketë prekur edhe sferën romantike vetëm disa muaj pasi u largua nga ‘Qyteti i Dashurisë’.

Pas eleminimit nga “Euro2024” dhe prezantimit në ‘Santiago Bernabeu’, Mbappe ka fluturuar drejt SHBA ku po pushon në Miami. ‘PageSix.com’ raporton se 25-vjeçari është takuar me Dani Grace Almeida dhe se dyshja u shoqëruan në Florida duke shkuar në Lucky Strike për të luajtur bowling, darkuan në ‘Kiki on the River’ dhe e mbyllën natën në klubin e natës LIV.


Daniella Grace Almeida është një modele dhe aktore me bazë në Miami. Si modele, ajo ka qenë anëtare e Wilhelmina Models, si dhe e Fifth Models.

Daniella ka lindur më 21 maj 1990 në Kaliforni dhe është 34 vjeç. Pra 9 vite më e madhe se Mbappe i cili është 25 vjeç.

Edhe pse është e paqartë se sa kohë ka dyshja me njëri-tjetrin, Almeida ndau një video në Instagram nga një prej ndeshjeve të Parisit Saint-Germain në prill.

Megjithatë, pas lajmit, vetë modelja ka reaguar duke thënë se “unë personalisht nuk dua të komentoj rreth statusit tonë këtë moment”./vizionplus.tv

Read Entire Article