A i është komunikuar Plarent Ndrecës një akuzë nga SPAK? Përgjigjet Bledi Çuçi

3 months ago 24

Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi gjatë një konference për mediat ka informuar mbi punën e bërë gjatë muajve të fundit në parlament.

I pyetur nga gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema, në lidhje me një lajm që ka qarkulluar sëfundmi në media se ndaj deputetit socialist Plarent Ndreca, nëse ka patur një akuzë nga SPAK apo jo.

Lidhur me këtë pyetje  Çuçi theksoi se në Kuvend nuk ka asnjë kërkesë për deputetin, ndërsa pranoi se Plarent Ndreca është paraqitur në SPAK, por pa dhënë detaje të tjera.

Enkelejda Mema: Duke qenë se jeni anëtar i komisionit të keqinformimit, ka qarkulluar një lajm që deputetit Plarent Ndreca i është komunikuar një akuzë nga SPAK për një çështje që lidhet me rindërtimin e disa komisariateve në kohën kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. A është i vërtetë ky lajm?

Çuçi: Është një informacion që mund ta merrni ose pranë SPAK ose drejtpërdrejtë nga zoti Ndreca, nuk është një informacion që mund ta ndaj unë. Zoti Ndreca ka qenë në SPAK, të tjerat janë marrëdhënie të zotit Ndreca me SPAK. Unë mund tju konfirmoj se këtu nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK-u në lidhje me zotin Ndreca.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article