“A keni menduar ndonjëherë të lini garën?”, përgjigjen Dijonisi dhe Albano, arsyet pse do largoheshin

5 months ago 24
Reklamë

Të ftuarit në podkastin e Diteas dhe Renisit ishin dy fakirët, Albano dhe Dijonise, si dhe kryefermeri, Flori.

Një nga pyetjet më “thumbuese” që ka bërë Renisi, është nëse ata e kanë menduar ndonjëherë të lënë garën.

Albano dhe Dijonisi u përgjigjen se ata e mendojnë shpesh të largohen, por mbështetja që iu jep publiku i bën ata të vazhdojnë lojën.

Pjesë nga biseda:

Renisi: Ju ka ndodh të mendoni të tërhiqeni nga loja.

Dijonisi: Unë e mendoj çdo 5  minuta të largohem, por vetëm mbështetja e njerëzve më jep kurajo të vazhdoj

Renisi: Të ka marrë malli për jetën jashtë?

Dijonisi: Malli për jetën jashtë, për njerëzit.

Ditea: Për lirinë, sepse Dijonisi e ka shumë të rëndësishme.

Albano: Mua më shumë se malli për njerëzit jashtë më shtyjnë njerëzit brenda për të dalë.

Renisi: Nuk të pëlqejnë?

Albano: Ka disa që s’më pëlqejnë deri në pikën sa jam gati të lë sfidën vetëm që mos të jetojë me ta.

Ditea: Kjo është sfida. /vizionplus.tv/

Read Entire Article