Gjykata e Shakllës së Parë në Korçë ka lënë masën arrest me burg për 41-vjeçarin Selam Hyka dhe 26-vjeçarin Marsel Baçi, të akuzuar për veprat e marrëdhënies seksual me dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni.
26 vjeçari Marsel Baçi ka pranuar akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën por ka kundërshtuar akuzën e shfrytëzimit të saj.
Njoftimi:
Nisur nga interesi i treguar prej Jush për rastin bëjmë me dije se:
Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 26.07.2024 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim i ligjshëm ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve S.H, M.B ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës.
1- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit S.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101/1i Kodit Penal.
2- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.