Një grup fermerësh francezë mësynë në Panairin e Bujqësisë që po zhvillohet në Paris, duke krijuar trazira.
Kjo ndodhi përpara vizitës që kishte planifikuar të bënte presidenti i Francës, Emanuel Macron.
Një takim i cili u anulua, pas situatës që agravoi, teksa pritej të diskutoheshin zemërimit për kostot, burokracitë dhe rregulloret e gjelbra.
Duke u përballur me dhjetëra policë brenda panairit, fermerët bërtisnin dhe brohoritnin, duke bërë thirrje për dorëheqjen e Macron e përdorur fjalë shpifëse që synonin liderin francez.
“Kjo është shtëpia jonë”, brohoritën ata, ndërsa policia franceze kërkonte të frenonte demonstratën. Pati disa përleshje me demonstruesit dhe policia arrestoi të paktën një prej tyre.
Macron kishte planifikuar të shëtiste më pas në rrugicat e panairit, por që u hodhën të gjitha poshtë. Për këtë arsye lideri francez nuk shkoi as në samitin e G7 nën drejtimin e kryeministres italiane Georgia Meloni, por dërgoi përfaqësues.
Fermerët kanë protestuar në të gjithë Evropën, duke bërë thirrje për të ardhura më të mira, më pak burokraci dhe duke denoncuar konkurrencën e pandershme nga mallrat e lira ukrainase të importuara për të ndihmuar përpjekjet e Kievit për luftë.
Panairi i Bujqësisë në Paris është një ngjarje e madhe në Francë, duke tërhequr rreth 600,000 vizitorë gjatë nëntë ditëve.
Fermerët francezë në fillim të këtij muaji pezulluan kryesisht protestat që përfshinin bllokimin e autostradave dhe hedhjen e plehut organik përpara ndërtesave publike, pasi kryeministri Gabriel Attal premtoi masa të reja me vlerë 400 milionë euro (433 milionë dollarë).
Por protestat rifilluan këtë javë për të ushtruar presion ndaj qeverisë për të ofruar më shumë ndihmë dhe për të përmbushur premtimet, përpara shfaqjes së fermave në Paris.
Top Channel