Ekipi i ri i Trump, 27-vjeçarja Leavitt sekretare për shtypin

2 hours ago 24

Kabineti i ri i presidentit të zgjedhur Donald Trump po merr formë nga dita në ditë për të ardhur zyrtarisht në detyrë në muajin janar.

Dy emrat e fundit që Trump iu ka besuar janë, i pari, guvernatori i Dakotës së veriut, Doug Burgum si sekretar i brendshëm.

Ky departament është përgjegjës për menaxhimin dhe ruajtjen e pjesës më të madhe të tokës në pronësi të qeverisë federale së bashku me burimet natyrore.

Trump njoftoi se Burgum do të drejtojë edhe një Këshill Kombëtar të Energjisë që do të krijohet për të ndihmuar vendin që të domininojë në çështje të energjisë në mbarë globin.

“Ky këshill do të mbikëqyrë rrugën drejt dominimit energjitik të SHBA-së duke shkurtuar burokracinë, rritur investimet e sektorit privat në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe duke u përqendruar tek inovacioni dhe jo tek rregulloret e vjetra e krejtësisht të panevojshme”, tha Trump.

E zgjedhura e dytë e Trump është 27-vjeçarja  Karoline Leavitt si sekretare e shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

Detyra e sekretarit të shtypit është të ndihmojë në informimin e popullit amerikan për aktivitetet presidenciale.

Karoline Leavitt do të jetë sekretarja më e re e shtypit në Shtëpinë e Bardhë./vizionplus.tv

Read Entire Article