“Ai është thjeshtë një shqiptar”, gazetari italian përdor gjuhë skandaloze teksa komentonte Hysajn

2 days ago 18
Reklamë

Gazetari italian Giulio Cardone ka përdorur një gjuhë fyese dhe raciste ndaj shqiptarëve, ndërsa ka komentuar situatën në të cilën ndodhet mbrojtësi Elseid Hysaj te Lazio.

Gjatë një interviste të “Radio Sei”, gazetari i “La Republiça”, ka thënë s nuk duhet ts ishte kaq e vështirë për Lazion që të gjente një zgjidhje me Hysjan pasi nuk bëhet fjalë për një futbollist niveli, por për një shqiptar.

Sigurisht që Lacio u përpoq të gjente mënyra për të shkëputur kontratën e Hysajt, por për ata që kanë kontratë deri në vitin 2026 me gati 3 milionë euro në sezon dhe është e vështirë të gjesh zgjidhje. Mes Arabisë, Turqisë dhe vendeve të tjera, është krejt e pabesueshme që nuk është gjetur një zgjidhje. Nuk është se po flasim për një top lojtar, por ai është një lojtar shqiptar”, është shprehur Giulio Cardone, me një gjuhë që është krejtësisht vulgare dhe tërësisht e evitueshme.

Një koment i cili ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.

/a.r

Read Entire Article