“Corridor VIII response”- Mbërrijnë në Shqipëri 825 ushtarë britanikë, stërvitje amfibe në Pashaliman

20 hours ago 30
Reklamë

Qeveria, në mbledhjen e të mërkurës, miratoi vendimin që lejon pjesëmarrjen e 825 trupave ushtarake të Britanisë së Madhe në stërvitjen e përbashkët dypalëshe “Corridor VIII response”.

“Qëllimi i pjesëmarrjes të Forcave të Armatosura është demonstrimi i aftësive të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për koordinimin, sigurimin e teatrit të zbarkimit, pritjen dhe shoqërimin e forcave britanike në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në vendim.

Stërvitja zhvillohet në periudhën 18 shtator -13 tetor 2024, në afërsi të Bazës Detare të Pashalimanit, sipas teknikave amfibe dhe në Portin e Durrësit për trupat e Strategic Reserve Force (SRF).

“Trupat britanikë gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë do të kenë statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, dhe ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Gjatë hyrjes, qëndrimit e daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë trupat britanikë shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në vendim.

/a.r

Read Entire Article