Burrë e grua nga Prishtina kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Bekim Tora, 53-vjeç dhe bashkëshortja e tij, Shehide Tora, 49-vjeçe humbën jetën pas aksidentit të rëndë.
Makina me të cilën po udhëtonte çifti, për arsye ende nën hetim u përmbys dhe si pasojë e plagëve të rënda burrë e grua nuk mundën të mbijetonin.
Fëmijët e çiftit kanë njoftuar sot se varrimi i prindërve të tyre të ndjerë do të bëhet të premten në varrezat e Dragodanit në Prishtinë./vizionplus.tv