Aksident i rëndë në Elbasan, kamioni përplas makinën dhe përfundon jashtë rruge! Ka të plagosur

3 weeks ago 37
Reklamë

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Elbasanit.

Sipas burimeve, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet i vogël.

Kamioni ka dalë nga rruga dhe thuajse është përmbysur, ndërsa makina tjetër është thuajse e shkatërruar.

Dy ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article