Aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur! Trafik i rënduar në rrugë

1 month ago 40
Reklamë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier- Levan.

Sipas informacioneve paraprake  dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë tre persona janë plagosur, dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)


Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve teksa ende nuk dihet gjëndja e tyre shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë me pasoja në njerëz dhe dëme materiale.

Read Entire Article