Aksident i rëndë në Korçë, përplasen dy automjete, bllokohet në makinë njëri prej drejtuesve

1 week ago 31
Reklamë

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Qafë e Qarrit në afërsi të fshatit Dvoran.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëra ka përfunduar përmbys duke lënë të bllokuar drejtuesin.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të nxjerrë nga mjeti personin e bllokuar në mjet./vizionplus.tv

Read Entire Article