Aksident i rëndë në Kretë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar (PAMJET)

2 months ago 61

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Kretë, Greqi.

Sipas medieve greke, motoçikleta me të cilën lëviznin i riu shqiptar me një 18-vjeçar grek është përplasur me një tabelë të vendosur në një stacion autobusi.

18-vjeçari shqiptar i cili ishte pasagjer në motor, është hedhur dhe ka përplasur kokën në shtyllë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit të mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, 18-vjeçari nuk mundi të shpëtonte.

Drejtuesi i motoçikletës, 18-vjeçari grek ka mbetur i plagpsur lehtë./vizionplus.tv

Read Entire Article