Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit.
Një automjet i cili po qarkullonte në rrugën e Arbrit ka përfunduar në humnerë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit.
Të plagosur rëndë kanë mbetur dy 22-vjeçarë nga Bulqiza, J.Gj dhe Sh.D të cilët ndodheshin në automjetin i cili lëvizte në drejtim të Tiranës.
Nuk dihet gjendja e të plagosurve ndërsa automjeti është bërë copash për shkak të rënies në humnerë.
Banorët ndjehen të rrezikuar në këtë aks rrugor për shkak se mungojnë hapsirat e sigurta për këmbësorët./vizionplus.tv