Aksident i trefishtë në Tepelenë, pushimet kthehen në makth, lëndohen polakët dhe francezët

2 months ago 43

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kodër të Tepelenës.

Mësohet se janë përplasur tre automjete, në një prej të cilëve udhëtonte një familje shqiptare, teksa në mjetin tjetër ishte një familje polake dhe në të tretin një familje franceze.

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë aksidenti kanë mbetur të plagosur personat që ishin në automjetin e familjes franceze dhe asaj polake. Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë lagështira në rrugë.

Ndërkohë, bëhet me dije se mësohet se familja nga Polonia dhe ajo nga Franca, kishin mbërritur në vendin tonë për pushime. /vizionplus.tv

Read Entire Article