Aksident me tre të lënduar në aksin Korçë-Maliq, shkak manovra e gabuar e njërës prej makinave

3 weeks ago 40
Reklamë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çiflig, ku nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosura tre gra, të cilat ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:35, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Çiflig, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin R. A. është përplasur me automjetin tip “Honda” me drejtues shtetasin G. K. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjere të automjetit tip “Hyundai”, të cilat janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, një mjet tip “Benz” i shërbimit taksi ka qenë duke lëvizur nga Korça në drejtim të Maliqit kur papritmas një mjet tjetër, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës ka kryer manovër të gabuar duke kaluar në aksin tjetër.

Dyshohet se kjo manovër ka sjëllë përplasjen e të dy mjeteve. Vetëm një ditë më parë në këtë aks ka mbetur e plagosur rëndë një 53-vjeçare pasi u godit nga një mjet i shërbimit publik./vizionplus.tv

Read Entire Article