Aksident në aksin “Lezhë-Tiranë”! “Audi” del nga rruga, tre të rinj të plagosur

5 months ago 9
Reklamë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:30 në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, ku një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Në këtë aksident janë përplasur lehtë tre pasagjerët që udhëtonin në automjetin që drejtonte 19-vjeari G.D. Një prej pasagjerëve është në moshën 18 vjeç, ndërsa dy të tjerët janë në moshën 17 vjeç dhe po marrin mjekim në spitalin e Kurbinit.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Top Channel

Read Entire Article