Në prag të zgjedhjeve parlamentare, opozita ka vendosur ta ndërtojë aksionin ë saj mbi dy shtylla; e para përgatitja e ekipit të PD dhe strukturave të saj për betejën elektorale të vitit 2025 dhe e dyta përdorimi i protestave dhe çdo mjeti politik që zgjedhjet ë ardhshme të jenë të lira ë të ndershme.
Kryetari i grupit parlamentar, njëherësh nënkryetar i PD, Gazment Bardhi sqaron së opozita edhe në parlament do të ketë betejë kryesore realizimin ë reformës zgjedhore.
“Por në varësi të sjelljes së mazhorancës dhe në varësi të çështjeve që lidhen me interesin publik ju do të shikoni reagimin e opozitës. Pra nëse mazhoranca vijon me këmbëngulje të refuzojë mundësinë për një reformë gjithëpërfshirëse, të plotë zgjedhore, padiskutim që është në detyrën e opozitës për të reaguar me çfarëdolloj mënyre”, tha Bardhi.
Në raport me përgatitjet për betejën e vitit 2025 dhe ekipin e kandidatëve për deputet me të cilët opozita do të kërkojë votën e qytetarëve, Bardhi nuk e fsheh skepticizmin për procesin e primareve nëpërmjet të cilit do të përzgjidhen deputetët ë ardhshëm.
“Por do të duhet të bëjmë kujdes që ky proces demokratizimi brenda partisë të mos kthehet në anarshi apo në një proces që destabilizon edhe më tej Partinë Demokratike, sepse në këtë moment ne kemi nevojë për stabilitet, ne kemi nevojë për bashkimin e çdo anëtari të partisë e çdo faktori opozitar”, tha Bardhi.
Pas zyrtarizimit nga kryesia se Bardhi do të drejtojë qarkun e dytë më të madh të vendit Fierin, Bardhi premton së do të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës.
“Sigurisht detyra e drejtuesit është vetëm njëri aspekt i fushatës elektorale, ekipi ka rolin e vet, programi do të ketë rolin e tij, angazhimi i secilit anëtar do të ketë rolin e tij dhe unë kam bindjen e plotë si njëri prej tyre me një përgjegjësi të caktuar në do të bëjmë maksimumin për të fituar.”
PD ka zyrtarizuar ekipin me 12 drejtuesit politikë të cilët do të udhëheqin betejën e PD për tu kthyer në pushtet pas 12 vitesh opozitë./vizionplus.tv