Një 19-vjeçar është aksidentuar në Bulqizë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14.15, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku adoleshenti E.K., duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Top Channel