Aksident në Itali/ Përmbyset makina me katër anëtarët e një familje, humb jetën vajza 8-vjeçare

3 weeks ago 58
Reklamë

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Itali, kryesisht në zonën Giugliano në Campania.

Sipas mediave të huaja, një makinë me 4 anëtarë të familjes është përmbysur, ku si pasojë ka humbur jetën vajza 8-vjeçare e çiftit.

Vajza tjetër, 16-vjeçare  ndodhen në gjendje të rëndë në spital së bashku me nënën, ndërsa i ati, që ishte dhe shoferi ka marrë vetëm disa gërvishtje të lehta.

Shkak për ndarjen nga jeta të vogëlushes, duket se mund të jetë edhe fakti që ajo nuk ishte lidhur me rrip sigurimi apo të ishte vendosur në ulëse të posaçme për moshën e saj, por qëndronte në krahët e nënës.

Bëhet me dije se babai, i cili dhe drejtonte mjetin, nuk kishte patentë. /vizionplus.tv

Read Entire Article