Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku janë përfshirë tri automjete
Sipas njoftimit të policisë, janë lënduar tre persona, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.