Aksident në Tiranë, kamioni humb kontrollin dhe del nga rruga. Dëmtohen 3 mjete të tjera, shoferi përfundon në spital

6 months ago 9
Reklamë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

Read Entire Article