Aksidenti në Itali, ministria e Jashtme: Turistët shqiptarë kanë marrë ndihmën e duhur, jemi në kontakt me autoritetet italiane

3 months ago 48

Një minibus me turistë shqiptarë u aksidentua ditën e sotme në Katania të Italisë. 16 persona mbetën të lënduar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ministria e Jashtme njofton se menjëherë pas lajmin kanë komunikuar me autoritetet italiane. Të gjithë turistët e lënduar kanë marrë ndihmën e duhur mjekësore.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, njofton ministria.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00. Parrakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e një defekti me frenat.

Read Entire Article