Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 29-vjeçari! Në pranga edhe i vëllai

3 months ago 34

Aksidentoi për vdekje një të moshuar dhe më pas u largua nga vendngjarja, është arrestuar ditën e sotme i riu.

Sipas policisë 29-vjeçari A.S është arrestuar pasi akuzohet se tre ditë më parë aksidentoi për vdekje një 77-vjeçar dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Po ashtu është arrestuar edhe vëllai i 29-vjeçarit, M. P., 25 vjeç. Arrestimi i 25-vjeçarit u bë pas deklarimit të shtetasit  A. S. se në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga shtetasi M. P.

Njoftimi:

Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar që dyshohet se aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas dhe u largua nga vendi i aksidentit.      

Vihet në pranga edhe vëllai i tij, në bazë të dyshimeve për rrethanat e këtij aksidenti.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 11:00 të datës 15.06.2024, në lagjen nr.13, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi Z. K., 77 vjeç, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore: 

-ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;

-ndaluan me iniciativë vëllanë e 29-vjeçarit, shtetasin M. P., 25 vjeç, pas deklarimit të shtetasit  A. S. se në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga shtetasi M. P.

Vijojnë veprimet hetimore për të individualizuar përgjegjësinë penale të këtyre shtetasve. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article