Aktor dhe kameraman në të njëjtën kohë, Will Smith impresionon botën me videon nga shesh xhirimi

3 months ago 21
Reklamë

Will Smith ka impresionuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një video që ka postuar. Aktori ka ndarë në Instagram një moment nga xhirimet e filmit të ri Bad Boys që do të dalë në kinema këto ditë.

Në klip ai shihet duke imituar rolin e tij, ndërkohë që regjistron edhe veten.

Duke mbajtur një armë në dorë, Smith drejton vetë kamerën, e cila me pajisje speciale është bërë njësh me trupin e tij për nevojat e një skene xhirimi.

Në komente, përpjekja e Smith u hyjnizua, me fansat e tij që shkruanin se ajo që ai po bën është “e pabesueshme” dhe “e çmendur”./vizionplus.tv

Read Entire Article