Aktorja e njohur largohet nga SHBA, pas rizgjedhjes së Donald Trump!

2 hours ago 17

Aktorja e njohur largohet nga SHBA, pas rizgjedhjes së Donald Trump!
Aktorja e Hollivudit, Eva Longoria, ka zbuluar se familja e saj nuk jeton më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po ndan kohën mes Meksikës dhe Spanjës.

Në një intervistë me revistën franceze Marie Claire për kopertinën e nëntorit, Longoria tregoi këtë vendim që vjen për shkak të ndryshimit të atmosferës së vendit pas pandemisë Covid-19, të pastrehëve dhe taksave të larta.

Por një nga arsyet më të forta që ajo mori këtë vendim është dhe rizgjedhja e Donald Trump si president i SHBA.

Me një interes të madh për politikën e imigracionit, ajo ka qenë e përfshirë dukshëm me kandidatët demokratë në nivel kombëtar dhe lokal që nga viti 2012.

Ajo shtoi se fitorja e Trump në vitin 2016 e kishte shtypur besimin e saj se personi më i mirë fiton në politikë.

“Kam pasur gjithë jetën time të rritur këtu, thjesht ndihem sikur ky kapitull në jetën time ka përfunduar tani”- tha Longoria për Los Anxhelosin.

Read Entire Article