Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, SPAK kërkon 1 vit e gjysmë burg për Granit Gjanën

2 hours ago 20

SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg të ish-nënkryetari të Kukësit, Granit Gjana.

Nga gjykimi i shkurtuar, ish-nënkryetari i Kukësit përfiton ulje të dënimit me 1 vit, teksa në përfundim SPAK kërkoi konvertimin e dënimit me 2 vjet shërbim prove.

Lexo edhe :

Related Posts

Granit Gjana akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në dy raste.

Tenderat kanë të bëjë me një kallzim më 22 Maj nga Florian Cungu.

Ky i fundit është administrator i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet.

SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualfikimin nga dy procedurat e tenderit të karburanti.

Tashmë dosja në ngarkim të tij do të shkoj në gjykatë në senacë paraprake.

Në këtë faze do të jetë trupa e cila do të vendos nëse do ta kaloj për gjykim do ta pushoje apo do të ia rikthejne prokurorisë për hetime më të plotë./vizionplus.tv

Read Entire Article