Një 55-vjeçar nga Bilishti është arrestuar nga policia me akuzën e ngacmimit seksual.
Burime të siguruara pranë komisariatit të Devollit thanë se 2 shtetase greke kanë hyrë në një lokal në pronësi të 55-vjecarit Maksi.K në qendër të qytetit të Bilishtit për të konsumuar një kafe.
Të njëjta burime thanë se 55-vjeçari i ka kërkuar 26-vjeçares greke të kryente marrdhënie seksuale brenda ambienteve të lokali,t gjë e cila është kundërshtuar nga grekja e cila bashkëjeton me një shtetas shqiptar nga qyteti i Bilishtit.
Ka qenë shetësja greke ajo që ka denoncuar rastin dhe policia ka ndaluar 55-vjeçarin Maksi.K i cili për banorët e Bilishtit njihet si person me probleme të shëndetit mendor./vizionplus.tv