“Alma Arrazi, fillimi i fundit tragjik”, avokatja: Ja çfarë i tha bashkëshorti para aktit fatal

3 months ago 16
Reklamë

Rasti i Alma Arrazit, e cila u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna sëbashku me 3 fëmijët e mitur, vijon të tronditë opinionin. Ditën e djeshme (18 qershor), “Jetë Shqiptare” në RTSH publikoi  ekspertizë mjeko-ligjore, ku thuhej se në trupin e asnjërit nuk është konstatuar mbetje ilaçesh që mund të kenë ndikuar në humbjen e vetëdijes së viktimave.

Për avokaten Alesia Balliu, shkak i këtij vendimi u bënë rrethanat në të cilat jetonte Alma, ku bashkëshorti e tradhtonte. Në studion e “Jetë Shqiptare”, Balliu tha se bashkëshorti i Almës, Erdgys Arrazi i ka thënë se ajo mund të largohej, por nuk mund t’i merrte fëmijët, gjë që e ka rënduar edhe më tej gjendjen e saj psikologjike.

“Ky raport i sëmurë, sepse i ka thënë ti të ikësh dhe fëmijët i mbaj unë. Kjo është dhunë psikologjike sepse si mundet një nënë të heqë dorë nga fëmijë? Kjo gjë nuk është e drejtë dhe ajo kalon në një fazë tjetër të rënduar, ku ajo nuk mund të ketë më atë vetëdijen për të bërë një veprim sepse nuk është një veprim që bëhet me logjikë, për Almën ishte fillimi i fundit”, tha Balliu.

/a.r

Read Entire Article