Ambasadorja izraelite bën deklaratën e fortë: Kemi gjetur lista të punonjësve të OKB që ishin regjistruar edhe si anëtarë të Hamasit

2 days ago 18
Reklamë

Galit Peleg, ambasadore e Izraelit në Shqipëri, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, zbuloi se ushtria izraelite ka zbuluar se punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë edhe anëtarë të Hamasit.

“Kam lexuar raportin paraprak të ushtrisë së IDF dhe e di që ushtria i ka kërkuar OKB-së emrat e njerëzve që u vranë. Deri më sot nuk është dhënë asnjë emër. Po hetohet. Është fatkeqësi që lëndohen njerëz që nuk janë të përfshirë. Thënë këtë, në këto 11 muaj luftë, kemi mësuar se shumë punonjës të OKB-së kanë qenë të përfshirë në luftime për Hamasin. Edhe sipas dokumenteve që janë gjetur në ushtarët tanë në bazat e Hamasit, kemi gjetur listën e punonjësve të UNRA-së që ishin regjistruar si anëtarë të Hamasit. Terroristë natën, punonjës të OKB-së ditën”, tha ambasadorja.

Më tej, Peleg shtoi se Izraeli nuk ka ndërmend të qëndrojë në Gaza.

“Jemi tërhequr nga Gaza në vitin 2005 dhe nuk do të qëndrojmë aty. Kemi vetëm qëllim që të lirojmë pengjet. Sapo të lirohen të gjithë, në Gaza nuk do të ketë më ushtri”, theksoi Galit Peleg.

Read Entire Article