Amerikani fiton 2.64 milionë dollarë në lotari, luajti të njëjtat numra për 30 vjet

2 months ago 38

Një burrë nga Massachusetts fitoi një xhekpot prej 2.64 milionë dollarësh në lotari, pasi përdori të njëjtin grup numrash për 30 vite resht (ish-numrin e telefonit të gruas së tij) për të luajtur Megabucks.

Kevin Connor, u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusetts se bileta e Megabucks që ai bleu për shortin e së shtunës mbante të njëjtat numra që ai ka luajtur për 30 vjet.

Ai tha se disa nga shifrat ishin numri fiks i gruas së tij kur ata filluan të takoheshin.

Connor tha se mësoi për fatin e tij gjatë vizitës në Maine me familjen.

“U zgjova të dielën në mëngjes, mora telefonin tim, shkova menjëherë tek aplikacioni. Pasi u kyça, pashë që kisha fituar, por nuk besova deri sa u sigurova”, tha ai.

Connor tha se fitimet do të shkojnë drejt arsimimit të fëmijëve të tij./vizionplus.tv

Read Entire Article