Amnistia penale, të burgosur peticion Ramës dhe Nikollës: S’mund të ngelim peng i pazareve të politikës

8 months ago 24

Zvarritja e miratimit të amnistisë penale ka sjellë reagimin e të burgosurve në burgun e Durrësit.

Përmes një peticioni drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla, 26 të dënuar  janë shprehur se nuk mund të vijojnë të qëndrojnë peng i pazareve të politikës.

Ligji për amnistinë penale ende nuk ka kaluar në parlament, pasi për miratimin e tij duhen 84 vota.

Mazhoranca, duke qenë se nuk i ka e vetme këto vota, i duhet “ndihma” e opozitës, deputetët e të cilës kërkojnë që amnistia të përfshijë edhe personat që janë arrestuar gjatë protestave./vizionplus.tv

Read Entire Article