Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas vdekjes së Andrea Brengasit në burgun e Fushë-Krujës. Përmes një deklarate, “Burgjet” sqarojnë se i riu ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak, në orën 14:32.
33-vjeçari kishte shfaqur shqetësime dhe rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë.
Lexo edhe :
Related Posts
Në deklaratë theksohet se Brengasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve.
“Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.”
Andrea Bregasi është transferuar në IEVP-në Fushë Krujë më datë 12 Korrik 2024.
“Me vendimin 454 datë 12.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është dhene masa e sigurimit “Arrest ne burg”, si i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” te parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Gjithashtu me vendimin 1779 regj. Them datë 14.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendour vazhdimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj personit nën hetim Andrea Hysen Bregasi, me vendimin nr. 14 akti datë 05.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në të cilën ai akuzohet për kryerjen e veprave penlae “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” – 22 dhe neni 278/1 i Kodit Penal.”
Andrea Brengasi u arrestua më 11 korrik, pasi akuzohej për atentatin e dështuar në Don Bosko më 14 dhjetor 2023.
Më 14 dhjetor 2023 Brengasi qëlloi me pistoletë mjetin që drejtohej nga Rudolf Zefi. 42-vjeçari i shpëtoi plumbave dhe lajmëroi menjëherë policinë.
Brengasi pas ngjarjes u largua në këmbë, ndërkohë që ishte filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë. Uniformat blu shpërndanë foton në atë kohë dhe vunë 5 mijë euro shpërblim në dispozicion të kujtdo që kishte informacion që çonte në arrestimin e tij./vizionplus.tv