Angli-Slloveni dhe Danimarkë-Serbi, pjesët e para mbyllen me rrjeta të paprekura

2 months ago 21
Reklamë

Anglia përballet me Slloveninë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në Euro 2024.

Barazimi i fundit ndaj Danimarkës, ka sjellë kritika të shumta për kombëtaren e “tre luanëve”, që do të kërkojë rikthimin te fitorja, për të siguruar matematikisht kalimin e grupit.

Në krahun tjetër sllovenët, vijnë në këtë takim pas dy barazimeve radhazi dhe synojnë surprizën e madhe.

Pritet të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët.


LIVE ANGLI-SLLOVENI 0-0

***

Danimarka do të ndeshet me Serbinë. Të dyja skuadrat kanë nevojë për një fitore për të grumbulluar pikët e nevojshme për të siguruar kalimin më tej në europian.

Danezët kanë 2 pikë pas dy ndeshjeve të para kurse serbët ndodhen në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Fitorja për secilën skuadër mund të  çonte në kualifikim për më tej në Euro 2024, në varësi dhe të rezultatit në ndeshjen tjetër të grupit , atë mes Anglisë dhe Sllovenisë.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut dhe do të gjykohet nga arbitri francez François Letexier.

Read Entire Article