Apeli i dha vulën Berishës, Basha: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, demokratët do kenë alternativën e duhur në zgjedhjet e ardhshme

5 months ago 8

Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha ka shpalosur qëndrimet e maturuara në më shumë se 3 orë mbledhje nga këto dy organe kolegjale.

Në një prononcim për mediat, Lulzim Basha, deklaroi se PD do të bëjë rekurs sepse e konsideron jo të ligjshëm vendimin e Apelit. Më tej ai ka shtuar se demokratët nuk do të tërhiqen dhe se shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

“PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vedimin e marrë nga gjykata e apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia”, tha Basha./vizionplus.tv

Read Entire Article