Policia e Lezhës ka arrestuar një 62-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim nipin e tij, të cilët po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të cannabisit.
Në pranga ra shtetasi Ndue Gjini 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, shtetasi Ardit Gjini 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë.
Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Zela, 57 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 6 vjet dhe 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj.
/vizionplus.tv