Arrestohet hajduti i celularëve në Tiranë

3 months ago 28

Efektivët e komisariatit numër 3 në Tiranë kanë vënë në pranga një 40-vjeccar, i cili akuzohet për vjedhjen e disa aparatëve celularë.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi B. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje, në disa dyqane në zona të ndryshme të Tiranës.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Phone store”.

Dokumentohen me prova ligjore disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 40-vjeçar.

Sekuestrohen celularë të dyshuar të vjedhur nga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimeve të depozituara për disa raste vjedhjesh në dyqane që tregtojnë pajisje elektronike dhe celularë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Phone store”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi B. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje, në disa dyqane në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularë të dyshuar të vjedhur nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Read Entire Article