Arrestohet në Dubai Durim Bami, pritet ekstradimi në Shqipëri

3 months ago 21
Reklamë

Policia e Shtetit ka konfirmuar se ka arrestuar në Dubai Durim Bami dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

“Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise “Arrest në burg”, per veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone”, njofton Policia.

/a.r

Read Entire Article