Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën në makinë 40 pako me kokainë me vlerë mbi 4 mln euro. N

8 hours ago 15

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar shqiptar pasi në makinën e tij janë gjetur 46 kg kokainë.

Sipas mediave italiane, shqiptari u ndalua gjatë një kontrolli të zakonshëm të Policisë Rrugore Battifolle në autostradën A 1. Efektivët ndaluan një “Peugeot” 2008, i cili po kalonte në drejtim të veriut. 32-vjeçari u shfaq jo shumë i qetë, aq sa policia mendoi se kishte diçka për të fshehur, edhe pse makina nuk dukej se ishte e vjedhur.

Megjithatë, me hapjen e bagazhit, një erë e fortë goditi agjentët, të cilët vendosën të hetojnë më tej, duke zbuluar, nën tapet, se dyshemeja e bagazhit ishte modifikuar në mënyrë që të krijonte një fund të dyfishtë të menaxhuar me një sistem bashkimi mekanik dhe lirimi.

Brenda saj u gjetën 20 pako lënde narkotike me shkrime dhe simbole të ndryshme: “F1”, “AUDI”, “UFC” (Ultimate Fighting Championship).

Kërkimi vazhdoi, duke lejuar të identifikoheshin nën sediljen e pasme, një sistem ngritjeje edhe më i sofistikuar, i cili mbyllej hermetikisht një fund të dytë fals, ku ishin fshehur 20 pako të tjera, në total 46 kg kokainë.

Vlera në tregun e shpërndarjes së drogës do të ishte mbi 4 milionë euro.

Read Entire Article