Arsenali i armëve në Veri i fshehur në puseta, i përket dy “terroristëve” të Banjskës

3 months ago 21
Reklamë

Policia e Kosovës ka zbardhur detaje nga operacioni i mbrëmjes së djeshme në Veri ku u gjet një tjetër arsenal armësh, i ruajtur nga personazhe që kanë qenë pjesë e grupit të Milan Radoiçiç gjatë sulmit terrorist në Banjskë.

Drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, gjatë një konference për media ku janë ekspozuar armët e konfiskuara, ka bërë të ditur se armatimi dhe pajisjet tjera të gjetura dyshohet se ruheshin nga dy të dyshuarit për rastin e Banjskës, Zharko Cvetkoviç dhe Marijan Radojeviç, të cilët janë shpallur në kërkim.

Armēmbajtje pa leje Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri  14.06.2024-15:00. Nga njësia e hetimeve rajonale, mbrapa një ndërtese në një pusetë kanalizimi, ka gjetur dhe sekuestruar tri armë automatike AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë të cal.7.62 mm, dy karikatorë të zbrazur, 11 fishekë të armës së gjatë, një këllëfë të pistoletës dhe një çantë ushtarake. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime. Rr. Çeta e Minatorëve, Mitrovicë Veri 14.06.2024-16:30. Është raportuar se nga njësia e hetimeve, në një shtëpi të pa banuar, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit të modeleve të ndryshme si dhe eksplozivit. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Sa i përket armëve të gjetura në një pusetë kanalizimesh pas një ndërtese në rrugën “Kollashini” të Mitrovicës, ato i përkasin Marijan Radojeviç, ndërsa armët e gjetura në adresën e dytë i përkasin Cvetkoviç.

Ne konsiderojmë se ky armatim dhe këto pajisje ndodhen aty prej një kohe më të gjatë”, ka thënë Elshani.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili publikoi pamje të armëve që u sekuestruan, tha se kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me forcën e ligjit dhe vendosjen e rendit.

/a.r

Read Entire Article