Janë asgjesuar mbi 10 mijë bimë kanabis në Shkodër gjatë një skaioni të policisë. Në terren operojnë 18 grupe të forcave të DVP Shkodër, të mbështetura nga Forcat e Sigurisë, Njësia Shkodër, nga mjete logjistike nga forcat e ushtrisë, me kalueshmëri të lartë, dhe nga helikopteri i cili po operon në zona të thella malore, ku është e vështirë vajtja me mjete tokësore.
Drejtoria e Policisë së Shkodrës bëri të ditur se në funksion të këtij plani operacional, që nga janari i vitit 2024 deri sot që po flasim, janë asgjësuar 224 500 bimë dhe fidanë cannabis sativa, janë evidentuar 241 raste të kultivimit, për të cilat janë referuar materialet për fillimin e procedimit penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Njoftimi nga Policia
🔴 Komunikim i Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, mbi operacionin “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike👮👮♀️🚁
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në zbatim të planit operacional “Territor i pastër”, ka angazhuar maksimalisht të gjitha forcat e saj për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në juridiksionin e qarkut Shkodër.
Në këtë parcelë është realizuar asgjësimi i disa qindra bimëve narkotike dhe në terren operojnë 18 grupe të forcave të DVP Shkodër, të mbështetura nga Forcat e Sigurisë, Njësia Shkodër, nga mjete logjistike nga forcat e ushtrisë, me kalueshmëri të lartë, dhe nga helikopteri i cili po operon në zona të thella malore, ku është e vështirë vajtja me mjete tokësore.
Nga mëngjesi i sotëm, deri tani, janë asgjësuar mbi 10 000 bimë cannabisi.
Në funksion të këtij plani operacional, që nga janari i vitit 2024 deri sot që po flasim, janë asgjësuar 224 500 bimë dhe fidanë cannabis sativa, janë evidentuar 241 raste të kultivimit, për të cilat janë referuar materialet për fillimin e procedimit penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në funksion të këtyre hetimeve që po kryhen nga DVP Shkodër, ne po koordinohemi dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK, për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Fokusi i punës së strukturave të DVP Shkodër nuk është përqendruar vetëm tek asgjësimi i bimëve narkotike, por edhe te goditja e veprimtarisë kriminale që ka të bëjë me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe me trafikun e këtyre lëndëve.
Vlen të theksohet fakti se gjatë kësaj periudhe që ne po analizojmë janë goditur një sërë rastesh që kanë të bëjnë me shpërndarjen e lëndës narkotike si cannabis sativa, çokollatë dhe drogave të forta.
Në funksion të këtij plani operacional, gjej rastin të përmend faktin që ne e kemi marrë takim me të gjithë banorët e këtyre zonave, ku ka pasur informacione se do të ushtrohet kjo veprimtari kriminale dhe iu kemi bërë të qartë se kjo veprimtari nuk do të tolerohet nga ana jonë.
Ne nuk do të ndalemi asnjë sekondë deri në asgjësimin e çdo bime narkotike të mbjellë në juridiksionin e qarkut Shkodër.
Me këtë rast ftoj të gjithë komunitetin e mrekullueshëm të Shkodrës që të denoncojnë çdo rast të tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe rastet e shpërndajes së lëndëve narkotike.