“Askush nuk po përpiqet të vrasë Biden ose Harris”, Elon Musk merr kritika të shumta për komentin pas atentatit ndaj Trump

2 days ago 18
Reklamë

Komenti i Elon Musk në platformën e zotëruar prej tij, “X”, ka shkaktuar reagime të shumta.

Pak orë pas atentatit më të fundit ndaj ish-presidentit Donald Trump, manjati I teknologjisë iu përgjigj një pyetjeje të bërë nga një përdorues i ‘X’ në lidhje me motivet e vrasësve të mundshëm të ish-presidentit amerikan.

“Dhe askush nuk po përpiqet as të vrasë Biden ose Kamala”, shkroi Musk.

Postimi nxiti menjëherë një reagim, me shumë komentues që akuzuan Musk si fajtor për nxitjen e dhunës kundër presidentit dhe zëvendëspresidentes së SHBA-së dhe i bëri thirrje qeverisë amerikane të përfundojë kontratat e saj me manjatin, të cilat përfshijnë bashkëpunimin e NASA-s me kompaninë SpaceX.

I gjendur përballë një stuhie kritikash, Musk e fshiu postimin e tij dhe këtë mëngjes bëri dy postime në të cilat u përpoq të justifikonte komentin.

“Një mësim që kam nxjerrë është se të thuash diçka për një grup dhe të qeshësh nuk do të thotë se do të jetë qesharake si një postim në X”, shkroi fillimisht miliarderi dhe më pas shtoi: “Siç duket, shakatë janë shumë më pak qesharake nëse njerëzit nuk e dinë kontekstin në të cilin janë thënë dhe shkruar.” /vizionplus.tv

Read Entire Article