“Asllani ka talent të madh”, Gjimshiti analizon kombëtaren dhe ndeshjen me Italinë

3 months ago 32
Reklamë

Kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, një nga mbrojtësit më të mrië aktualisht në Serie A, ka folur për prag ndeshjen me Italinë dhe për disa prej shokëve të skuadrës.

Në një inetrvistë për “La Gazetta Dello Sport”, kapiteni që udhëhoqi Atalantën drejt fitimit të Europa League, ka folur me elozhe për shokët e skuadrës te Shqipëria, por edhe ata që do t’i gjejë si kundërshtarë në 15 qershor në “Signal Iduna Park”.

Gjimshiti: Kur luan kundër Italisë, nuk ka avantazhe, por të njohësh kundërshtarët mund të shërbejë. Nëse e nis mirë, merr besim për ndeshjet vijuese, mund të të ndihmojë që t’i menaxhosh më mirë.

Italia favorite?

Gjimshiti: Them se po, pasi e njoh potencialin teknik të një skuadre që tre vite më parë festonte Europianin si dhe të një futbolli të sintetizuar mirë nga ajo që kanë bërë klubet në Europë. Pas vitit 2021, ekipi kombëtar i Italisë kishte ulje dhe ngritje, por është e qartë që nuk duhet nënvlerësuar, por respektuar pasi është gjithmonë Italia.

Sezoni i Ramadanit te Leçe?

Gjimshiti: Shumë mirë, në fushë jep gjithmonë gjithçka dhe zgjedhja për të ardhur në Itali, në një skuadër si Leçe, ishte e rëndësishme, mund të luajë në nivele edhe më të larta.

Bajrami?

Gjimshiti: Ai është një lojtar që luan në shumë role, ka luajtur edhe anësor i majtë apo i djathtë, një avantazh. Por mendoj se roli i preferuar i tij është pas sulmuesve.

Broja?

Gjimshiti: Talent i madh, që duhet shfrytëzuar më mirë më punë, duhet të rritet në nivelin ndërkombëtar. Do të luajë shanset e tij me Dakun dhe Manajn.

Asllani?

Gjimshiti: Është shumë i ri dhe i ka të gjitha aftësitë e duhura dhe kohën për të arritur sa më lart. Te Interi, sapo ka gjetur pak më shumë hapësira, ka treguar gjëra që nuk janë të thjeshta. Dhe nuk ishte e lehtë të futej në një mesfushë aq të fortë. Nëse Silvinjo e aktivizon si titullar, përgjegjësia do e ndihmojë që të japë më të mirën.

Duel me Skamaka?

Gjimshiti: Nëse luajmë, ndoshta po, por nuk do të jetë një sfidë vendimtare. Si fillim jam i lumtur për këtë ftesë të tijën, e meriton plotësisht. Nuk ka nevojë të them se sa i fortë është Xhanluka, është vënë re, apo jo?

Fitorja në Ligën e Europës?

Gjimshiti: Po, kemi bërë një gjë të madhe, besuam dhe do të jetë motivimi më madh për të besuar edhe tani për gjëra të mëdha”, tha ndër të tjera Gjimshiti.

Read Entire Article