Champions League/ Bayern luan “tenis” me Dinamon, Liverpool rikthen “makthin” e 2005 për Milanin! Të gjitha rezultatet e mbrëmjes

1 day ago 20
Reklamë

28 gola janë shënuar në ditën e parë të sezonit të ri të Champions League. Një format ndryshe, por që premton spektakël dhe një konkurencë mjaft të fortë.

Mbrëmjen e sotme ra në sy fitorja tenistike e Bayern Mynih me rezultatin 9-2 përballë Dinamo Zagreb. Një Bayern i papërmbajtshëm. Bavarezët e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 3-0, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë ballkanasit shënuan 2 gola të shpejtë duke dhënë idenë se mund të kishte suropriza, por rezultoi një iluzion.

Bavarezët shënuan edhe 6 herë të tjera, një super Harry Kane i cili shënoi 4 herë, Goretzka, Olise dhe Sane plotësuan “puzzlen” këtë mbrëmje.

Një tjetër ndeshje po kaq interesante ishte dhe ajo mes Milanit dhe Liveprulit, e cila risolli në kujtesë vitin 2005.

Ishin kuqezinjtë që kaluan të parët në avantazh, duke shënuar në minutën e 3-të me Pulisic, por në të 11-ën Konate dhe Van Dijk disa minuta më pas përmbysën gjithçka që në pjesën e aprë,

Ndërsa në të dytë të kuqtë do trefishonin me anë të Szobozlai.

Ndëtkohë që Real Madrid mundi 3-1 Shtutgaritn, Sporting mposhti Lille 2-0, Juventus fitoi 3-1 përballë PSV dhe anglezët e Aston Villas fituan 3-0 në transfertë përballë zvicerianëve të Yang Boys.

Mbërmjen e së mërkurës ka të tjera përballje interesante ajo mes Man.Cityt dhe Interit. Të gjitha sfidat mund t’i ndiqni ekzluzivisht në Tring, ndërsa sfidën PSG-Girona mund ta ndiqni live dhe në ekranin kampion të Vizion Plus.

Read Entire Article