Udinese në krye të Serie A, friulanët përmbysin Parmën, Lazio merr 3 pikë të arta

2 days ago 14
Reklamë

Kush do ta kishte menduar që në përfundim të javës së 4 të kampionatit Italian do të kishim këtë konfigurim për kreun e renditjes me Udinesen në krye mbi Napolin, Interin dhe Juventusin? Ja që realiteti i momentit në serinë A është pikërisht skuadra friulane e cila në duelin e radhës fitoi me përmbysje 3 me 2kundër Parmës në Enio Tardini.

Dhe çfarë përmbysje…ama nga këto që meritojnë të futen në histori. Të zotët e shtëpisë e nënshtruan Udinesen me rezultatin 2 me 0 në pjesën e parë falë golave të shënuar nga Del Prato dhe Boni. E dyta pastaj ishte një histori më vete. Lorenco Luka rihapi ndeshjen me golin e shpejtë në minutën e 49. Pastaj mendoi francezi Toven që barazoi shifrat në minutën e  68.

5 minuta më vonë këta lanë Parmën me një lojtar me pak, situatë që i dha avantazh edhe më të madh Udineses e cila shënoi sërish me francezin Tioven golin e tretë dhe të përmbysjes së madhe, duke kryesuar tashmë me10 pikë, 1 më shumë sesa Napoli ndjekësi më i afërt.

Sukses me rëndësi edhe Lacion në duelin përmbyllës të javës së katërt. Dia zhbllokoi shifrat shume për kryeqytetit në Olimpiko. Mirëpo gëzimi i bardhekaltërve Zgjati vetëm dy minuta pasi Telgshted rikthehu ekuilibrat. Për ti dhënë suksesin vendasve mendoi argjentinasi Tati Kastelanos me golin e fitores në minutën e 20. Lacio ngjitet në vendin e gjashtë në kuotën e 7 pikëve. /vizionplus.tv

Read Entire Article