Champions nis sot me Milan-Liverpool, Juventus pret PSV, në fushë edhe pretendentët e mëdhenj

2 days ago 23
Reklamë

UEFA Champions League rrëmben sot të gjithë vëmendjen botërore pasi faza e ligës e formatit të ri nis menjëherë me duele spektakolare. Milan-Liverpul, përballje e traditës mes dy ekipeve që janë ndër klubet më fituese të kontinentit do të luhet në orën 21:00 dhe transmetohet si zakonisht vetëm në Tring.

Në San Siro, kuqezinjtë dëshirojnë të konfirmojnë rritjen e tyre dhe momentin pozitiv pas suksesit 4 me 0 në kampionat kundër Venecias. Fonseca ka rigjetur për më tepër Teo Hernandes dhe Rafael Leao që janë emrat kyç që bëjnë diferencën te skuadra e Milanit. Në raport me formacionin e  fundit në kampionat mund të bëhen dy ndryshime. Të vetmet mungesa janë Malik Cau dhe Benaser. Davide Kalabria është rikuperuar dhe mund ta nisë titullar në të djathtë të mbrojtjes, ndërsa në sulm Morata pritet ti marrë postin e titullarit, Tami Ebrahamit. Fonseca la të kuptohet në konferencë se Tizhani Rejnders mund të shtyhet përpara në mesfushë, ndërsa Fofana dhe Loftus Cik do të përbëjnë digën para mbrojtjes.

Anglezët vijnë në Milano jo me moralin e lartë pasi u shokuan nga Nontingem Forest në kampionat.  Trajneri Arne Slot ka grumbulluar për herë të parë Kiezën, por ai do ta nisë nga stoli. Darvin Nunjez është në avantazh përballë Diogo Zhotës për majën e sulmit, ndërsa Salah dhe Luis Diaz plotësojnë fazën ofensive. Të tjera ekip të mëdha që do të debutojnë sot në ditën e parë të sezonit të ri të Champions League janë Real Madrid dhe Bayern. Los Blancos, rekordmen dhe kampion në fuqi të Evropës e nisin mbrojtjen e titullit në shtëpi përballë Shtutgart. Mungesa më e madhe e Ancelotit vijon të jetë Belingham por skuadra është shumë cilësore me emra si  Mbappe, Vinisiues apo Rodrigo e Valverde.

Gjermanët e Bayernit të Mynihut e nisin në shtëpi përballë Dinamo Zagreb, skuadër ku luan Arbër hoxha. Një fillim që në letër duket i lehtë për bavarezët e Vinsent Kompani. Sidoqoftë spektakli i Champions League do të nisë më herët me dy takimet e para të orës 18;45 në Tring, ku spikat Juventus-PSV. Pas dy barazimeve radhazi në kampionat, Bardhezinjtë e Tiago Motës duan të rinisin vrapimin e tyre nga Champions, kompeticion ku kanë qenë për shumë e shumë herë protagonist të mëdhenj në të kaluarën. Megjithëse në letër nuk duket një kundërshtar shumë i vështirë, PSV është kryesues i kampionatit holandez me pikë të plota pas 5 ndeshjes ku kanë shënuar 20 gola dhe kanë pësuar vetëm 3. /vizionplus.tv

Read Entire Article