Asllani: Me Italinë do të luajmë me zemër, do të japim gjithçka në fushë

3 months ago 51
Reklamë

Kristjan Asllani një nga më të mirët në fushë në dy testet e fundit të kombëtares shqiptare para se të niset në Gjermani, ajo përballë Lihtenshtejn dhe Azerbajxhan, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane.

Ylli kuqezi një emër i njohur për Italinë pasi prej disa sezonesh tashmë luan te Inter, më herët te Empoli, ka treguar një nivel të larrtë loje sa herë që ëhstë thirrur nën urdhrat e trajnerit Inzaghi.

Por të shtunën e 15 qershorit disa nga shokët e skudarës si Di Marco, Barrela apo Bastoni do ta kenë përballë si kundërshtar, dhe ata i njohin mjaft mirë cilësitë e shqiptarit.

Asllani në një intervistë të dhënë për “Mediaset” ka folur për ndeshjen me Italinë si dhe për të ardhmen e tij.

Asllani ka theksuar se pavarësisht interesit të lartë të treguar për të nga shumë skuadra, përfshirë dhe nga ato angleze ai do të vijojë të qendrojë te Interi.

Pjesë nga intervista:

-Kartëvizita e duhur për të sfiduar Italinë?

Po, e rëndësishme në këto ndeshje është të marrësh minuta. Kjo vlen shumë sidomos për ne që kemi luajtur pak më pak me klubet. Për fatin tim kam luajtur dy ndeshje 90-minutëshe, çka do të më ndihmojë për ritmin në Kampionatin Evropian. Të gjithë na vendosin të fundit në grup, por ne arritëm në Kampionatin Evropian me shumë djersë. Kjo është hera e dytë në historinë tonë. Sigurisht që do të hyjmë në fushë duke u përpjekur t’i vëmë në vështirësi të tjerët. E dimë që kemi pak shanse, por do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato. Duhet të angazhohemi, të luajmë me zemër edhe për fansat tanë të zjarrtë.

– Ju do të luani kundër Italisë, por edhe ndaj shumë bashkëlojtarëve të Interit…

Jam i lumtur që do të përballem me ta. Sigurisht që jam lidhur shumë me ta dhe iu uroj më të mirat. Ndoshta do ta kalojmë bashkë grupin, kush e di (qesh). Shakatë mënjanë, mezi po e pres ndeshjen e parë të Europianit. Ne folëm për këtë me lojratët e tjerë tek Interi, bëra shaka më së shumti. Kur dolën grupet e Europianit ishim në aeroplan dhe më pas nisëm batutat, por siç thashë, mezi pres të përballem me Italinë.

-Jeni mesfushori më i mirë i Serie A për sa i përket përqindjes së pasimeve të suksesshme mes atyre që kanë bërë më shumë se 500 të tilla…

Statistikë e mirë, jam i lumtur. Janë çmime të vogla, por unë po vazhdoj të punoj, duke mësuar nga lojtarët shumë të fortë qëkam në ekip. Gjithçka që duhet të bëj është të luaj këto ndeshje në Europian dhe të jap më të mirën time, pastaj do të shohim.

-Sa bukur ishte fitimi i titullit në derbi?

Shumë bukur, pastaj kam qenë gjithmonë tifoz i Interit. Ylli i dytë me fitoren në derbi na bëri mjaft të lumtur. Grupi ishte i fortë dhe kompakt, titulli na shpërbleu për punën që kemi bërë gjatë gjithë vitit.

-Sezonin e ardhshëm, përveç titullit duhet synuar edhe Champions League…

Sigurisht, Interi duhet të synojë gjithmonë të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur. Le të shohim, tani është kombëtarja. Mezi pres t’i shoh përsëri djemtë e Interit. Flasim shpesh dhe jam i lumtur që bëj pjesë në një grup të tillë të bashkuar.

-A dëshironi më shumë hapësirë sezonin e ardhshëm?

Do të shohim për këtë, pasi gjithmonë kam thënë se duhet të punoj dhe më pas, kur trajneri më thërret në veprim, duhet të jem i gatshëm të jap më të mirën time.

-A do të qëndroni 100% tek Interi sezonin e ardhshëm?

Unë jam lojtar i Interit dhe ndihem shumë i lumtur aty. Falënderoj klubin, sepse këtë vit, por edhe vitin e kaluar më ka ndihmuar në mënyrë të pabesueshme. Prandaj mund të ndihem i lumtur që jam në një nga skuadrat më të mira në botë. Më duhet të punoj, të punoj dhe të punoj, por patjetër që do të mbetem zikaltër.

Read Entire Article