Aston Villa befason Liverpool-in, Tottenham-Manchester City dueli që mund të vendosë titullin kampion

4 months ago 17
Reklamë

Barazim spektakolar 3 me 3 mes Aston Vilës dhe Liverpul në një ndeshje të prapambetur të Premier League e cila i takonte javës së 33. Vendasit patën meritë që ia dolën të marrin një pikë teksa u gjenden në disavantazh 3 me 1 kundrejt miqve të Jurgen Klop, mirëpo Aston Vila nuk mundi të mbyllë para kohe  kualifikimin në Champions League, ndonëse e ka vetë në dorë këtë gjë në takimin e fundit të kampionatit kundër Kristal Palase.

Në Vila Park, ishte vërtet një ndeshje e çmendur. Që në fillim një autogol i portierit Emiljano Martinez tronditi të zotët ë shtëpisë. Mirëpo avantazhi i Liverpulit zgjati pak minuta, pasi belgu Tielemons arriti të barazojë shifrat. Goli i dha besim vendasve, mirëpo të kuqtë ishin më efikas dhe u rikthyen ne avantazh në minutën e  23 me anë të Gakpo.

Pavarësisht përpjekjeve të Aston Viles, ishin miqtë qe e mbyllen ne avantazh pjesën e parë dhe jo vetëm..e nisën me entuziazëm edhe të dytën duke shënuar golin e tretë falë talentit Kuansah. U duk një ndeshje e mbyllur, por Duran në fund të takimit kthehet në një hero.

Ai shënon dy gola në vetëm 3 minuta për të ekuilibruar shifrat ne 3 me 3. Sonte vëmendja e Anglisë është e përqendruar nga dueli Totenham-Mançester City që me siguri do të përcaktojë edhe fatet e titullit. Spursat me një fitore kërcënojnë Aston Vilen në garën për vendin e katërt, ndërsa Mançester City në rast se fiton këtë ndeshje të prapambetur parakalon arsenalin dhe do të jetë pastaj shumë afër titullit kampion. /vizionplus.tv

Read Entire Article