Atentati ndaj Trump, jep dorëheqjen shefja e Shërbimit Sekret në SHBA

3 months ago 25

Drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle ka dhënë dorëheqjen pas kritikave intensive për gabimet e sigurisë në lidhje me atentatin  ndaj Donald Trump, thanë burimet për CNN.

Lëvizja vjen pasi ligjvënësit dhe një mbikëqyrës i brendshëm i qeverisë kanë nisur hetimet për trajtimin e mbrojtjes së Trump nga agjencia dhe sesi një person i armatosur ishte afër vrasjes së kandidatit republikan presidencial në një tubim fushate në Pensilvani rreth 10 ditë më parë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ne dështuam”, i tha dje një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve, shefja e agjencisë, e cila ka për detyrë të mbrojë figurat e profilit të lartë në SHBA dhe është kritikuar për mangësi të mundshme dhe gabime njerëzore.

Përballë akuzave të anëtarëve të Partisë Republikane se Shërbimi Sekret ka mohuar burimet për të mbrojtur Trumpin, ajo u përgjigj se siguria për ish-presidentin ishte rritur përpara sulmit.

/vizionplus.tv

Read Entire Article