Austin në Kiev për bisedime me udhëheqjen ukrainase

20 hours ago 17

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të vizitojë Kievin ditën e sotme. Gjatë kësaj vizite, ai do të mbajë bisedime me udhëheqjen ukrainase dhe do të tregojë mbështetje për Ukrainën, që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia.

Kjo është vizita e katërt dhe me gjasë e fundit e shefit të Pentagonit në Ukrainë. Vizita po zhvillohet vetëm dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Gjatë kësaj vizite, pritet të zhvillohen diskutime për përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar Kievin që të rrisë mbrojtjen e tij, në kohën kur forcat e Moskës po përparojnë në lindje.

Teksa Austin po viziton Ukrainën, Rusia po vazhdon sulmet e saj ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike të shtetit fqinj.

Katër persona, përfshirë një vajzë 12-vjeçare, u plagosën në sulmet raketore gjatë natës në Krivij Rih, tha kreu i administratës ushtarake në rajonin e Dnipropetrovskit, Serhiy Lysak.

Ndërkaq, sipas kreut të administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Kiev, një person është plagosur nga copat e një droni të shkatërruar rus mëngjesin e 21 tetorit.

Read Entire Article